Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Erkanul-Islam, fq. 482
Daruth-Thurajja, 1422
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ne e shohim se ka edhe një hyrje në kalendarin e Ramazanit i cili quhet imsak. Ai tregon se duhet braktisur ushqimin dhe pijet rreth 10-15 minuta para namazit të sabahut. A ka bazë ky akt në sunnet apo është një risi?
Përgjigje: Kjo vepër është një risi. Kjo nuk ka bazë në sunnet. Në fakt, sunneti thotë të kundërtën. Allahu (te ala) ka thënë në librin e Tij:
“Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës).” El-Bekare, 2:187
Profeti ﷺ ka thënë:
“Bilali thërret ezanin gjatë natës. Hani dhe pini derisa ta dëgjoni ezanin e Ibn Umi Mektumit. Vërtet ai nuk thërret ezanin deri në agim.” Bukhari (1917) dhe Muslimi (1092).
Kjo përmbajtje nga ushqimi është një shtojcë e asaj që Allahu (azze ue xhel) e ka obliguar. Kështu që kjo vepër është një gënjeshtër dhe shtirje.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Janë shkatërruar ata që shtiren (sa për sy e faqe).” Këtë e tha tre herë.” Muslimi (2670).