“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është kafir personi i cili nuk agjëron?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Erkanul-Islam, fq. 257-275
Darud-Da’i, 1420
 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për atë që e braktis agjërimin e Ramazanit pa mohuar detyrimin e tij? A del nga Islami nëse e ai braktis agjërimin për disa herë nga neglizhenca?

Përgjigje: Ai që e braktis agjërimin e Ramazanit pa ndonjë arsye të bazuar në sheriat, ai ka bërë një mëkat të madh por nuk del nga Islami sipas mendimit më të saktë. Megjithatë, ai e ka për detyrë të pendohet dhe t’i kompensojë ditët e humbura. Argumente të shumta sugjerojnë se braktisja e agjërimit nuk është dalje nga feja me kusht që detyrimi i tij të mos mohohet. Nëse ai pa ndonjë arsye të bazuar në sheriat shtynë ditët e humbura të cilat i ka obligim t’i kompensojë deri në Ramazanin e ardhshëm, ai duhet t’u jap ushqim të varfërve për çdo ditë të humbur.

Shpërndaje: