Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është kufër i vogël të besosh se Kurani është i krijuar?

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/laq-23-8-1434.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa autorë librash pohojnë se besimi se: “Kurani është i krijuar” konsiderohet kufër i vogël. A është kjo e vërtetë?

Përgjigje: Jo, kjo bindje është kufër i madh. Kjo do të thotë se Allahu nuk flet. Kjo do të thotë se Allahu është memec dhe se Ai nuk flet. Allahu flet ashpër kundër adhuruesve të idhujve, duke thënë:

“Populli i Musait, pas largimit të tij, filloi të adhurojë një viç të bërë nga stolisjet e tyre të arta. Ai kishte një zë si të lopës. A nuk e shihnin ata se ai as nuk mund t’u fliste, as t’i udhëzonte në rrugë të drejtë?! Ata e zgjodhën këtë viç për adhurim dhe u bënë keqbërës.” El-A’raf, 7:148

Ibrahimi -alejhis-selam- i tha babait të tij:

“O babai im, përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh e as që mund të të sjellë ndonjë dobi?” Merjem, 19:42

Atij që i mungojnë cilësitë ai nuk është zot, si p.sh. statujat, gurët, etj. Ai që nuk është në gjendje të sjell dobi dhe dëm nuk është zot.”

Shpërndaje: