Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është kusht që ditët e humbura të Ramazanit të agjërohen një pas një?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr: 10/346

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një person nuk i ka agjëruar ende disa ditë të cilat i ka humbur gjatë Ramazanit, a është e lejuar për të që t’i agjërojë ato ditë por jo një pas një?
 

Përgjigje: Po, është e lejueshme për të që t’i kompensojë ditët e humbura edhe nëse ato nuk agjërohen një pas një sepse Allahu ka thënë:

”Ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim (le të agjërojë më vonë)aq ditë nga ditët e mëvonshme.” El-Bekare:185.

Allahu nuk e ka bërë kusht që kompensimi i ditëve të agjërimit të lënë të jenë të njëpasnjëshme.

Shpërndaje: