Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet të jemi me abdes kur të bëjmë nijetin për umre ose haxh?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9327
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është kusht për të qenë i pastër (me abdes) kur jemi në mikat (në vendin ku bëhet nijeti) për të bërë umren ose haxhin?

Përgjigje: Veshja e ihramit është prej adhurimeve andaj më mirë është që të bëhet me abdes. Mirëpo kjo është e rekomanduar dhe nuk është obligim. Prandaj veshja e ihramit është e saktë në rast të mungesës së abdesit.

Shpërndaje: