Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është martir personi i cili vritet në demonstrata?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14270

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për demonstratat të cilat lejohen nga ana e ligjit dhe personi i cili vritet në demonstrata.

Përgjigje: Ai është vrarë gjatë një sprove. Nëse ai është martir apo jo është diçka që vetëm Allahu e di. Ne nuk mund të themi se dikush është martir pa argument nga ana e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).

Megjithatë, atij nuk i lejohet ta bëjë këtë veprim. Sepse nuk lejohet pjesëmarrja në demonstrata. Ai është shkaku për mbytjen e tij. Allahu e di më mirë çfarë do të ndodhë me të. Por në të vërtetë, ai ka gabuar. Sepse ai ka shkaktuar vdekjen e tij dhe atë që e ka gjetur.

Sheriati nuk i lejon demonstratat. E nëse ligjet e ndonjë vendi i lejojnë ato, duhet të jemi të vetëdijshëm se ligji i tyre është i kotë. Ato janë ligje Jo-Islame. Andaj nuk janë argumente të duhura për të na lejuar ndonjë veprim. Sepse argumenti jonë është sheriati e jo ligjet dhe kanunet njerëzore. Argumenti i myslimanit është Sheriati e jo ligjet e shejtanit.

Shpërndaje: