Alameh Muhammed bin Abdil-Uehab el-Uasabi (v. 1436)
Burimi: http://olamayemen.com/index.php?article_id=10138
Përktheu: Vadet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është më mirë për gruan që t’i fal teravitë në shtëpi apo në xhami?
Përgjigje: Është më së miri që të falen teravitë në xhami. Kjo është një përjashtim i postashëm për Ramazan. Ky është një ritual fetar që duhet të kryhet në mënyrë kolektive. Nëse të gjithë kishin preferuar shtëpitë xhamitë do të mbylleshin dhe ky ritual kishte pushuar. Kjo është ajo në të cilën Shi’itët thërrasin. Shi’itët dhe Rafidat e falin namazin e jacisë dhe i mbyllin xhamitë gjatë Ramazanit.
Ehl-us-Sunnetin i kushtojnë rëndësi këtij ritual në xhami dhe kujdesen për të. Vetë i dërguari salAllahu alejhi ue selem u fal tri netë në xhami me xhemat. E vetmja gjë që e bëri atë të ndalohet ishte shqetësimi se ky veprim do të bëhej obligim për umetin të cilën ata nuk do të ishin në gjendje që ta kryejnë. Pastaj Umeri radijAllahu anh e ringjalli atë.