Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet të agjërojë udhëtari? – Feuzan

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/L-14-09-1435.mp3

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është më mirë për udhëtarin që të agjërojë apo jo?

Përgjigje: Është më mirë për udhëtarin të mos agjërojë. Megjithatë, atij i lejohet të agjërojë dhe të bëjë durim me vështirësitë, urinë dhe etjen. Atij i lejohet të agjërojë, por është më mirë që të mos agjërojë. Është më mirë për të vepruar përgjatë lehtësimit të Allahut.

Hadithi thotë:

”Allahu pëlqen që lehtësimet e Tij të pranohen në të njëjtën mënyrë siç Ai urren që ndalesat e Tij të veprohen.”

Pra është më mirë që udhëtari të mos agjërojë se sa të agjërojë edhe nëse mendon se nuk do të bezdiset. Udhëtimi pa dyshim përbën mundim edhe nëse ai bëhet nëpërmjet aeroplanit, makinës apo anijes, ai përmban mundim.

Shpërndaje: