Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: http://youtu.be/EzeYdc3exvg
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është mëkatar ai person i cili jeton me jomyslimanët dhe nuk i fton ata në fenë islame?”
Përgjigje: “S´ka dyshim që ky person ka lënë pa kryer një detyrë të domosdoshme (vaxhib). Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që të ftojmë (thërrasim) në islam. Është shumë e lehtë që mjekët ta pranojnë fenë islame, prandaj unë ju këshilloj dhe këtë duhej ta kisha përmendur më parë me këshillat e mësipërme që tu bëhet thirrje për në fenë islame mjekëve të krishterë apo edhe të ndonjë feje tjetër qofshin.
Duhet t´u jepni atyre nga ata që ju i lexoni, apo edhe të përkthyer në gjuhët e tyre.
I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) i ka thënë Ali ibën ebi Talibit:
”Sikur Allahu të udhëzojë nga duart e tua qoftë edhe një njeri të vetëm, është më mirë për ty sesa devetë e kuqe.”
Ato devetë e kuqe simbolizonin pasurinë më të shtrenjtë tek arabët e asaj kohe.
Ajo që ju këshillojë juve, është që tu bëni thirrje atyre për në fenë islame. Të paktën ta njohin islamin si fe, se në të kundërt do të thonë: Secili prej nesh ka fenë e vet de s´është nevoja që dikush të ftojë të tjerët për në fenë e tij. Duhet bërë kjo detyrë edhe nëse e shikon të dobishme ta ftoshë këtë njeri në shtëpin tënde. Pra nuk ka problem.”