“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është obligim që t’ia jap pagën time babait?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/9500

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A janë fëmijët e detyruar që t’i japin pagat e tyre mujore të atit, duke qenë se ata janë në nevojë për para dhe se babai i tyre e ka paranë e vet dhe s’ka nevojë për parat e tyre?

Përgjigje: Fëmijët nuk janë të detyruar t’ia japin pagat e tyre të atit nëse ata janë në nevojë për para. Ata i japin të atit atë që tepron prej saj. Profeti ka thënë:

“Askujt nuk guxohet t’i shkaktohet dëm, as dëmi i shkaktuar të kthehet në të njëjtën mënyrë.”

Gjithashtu thotë:

“Filloni me veten dhe pastaj me atë që vjen.”

Pra,njeriu duhet të fillojë me plotësimin e nevojave të veta, gruas së tij dhe fëmijëve të tij. Nëse diçka mbetet e tepërt, atëherë nëse ai ja jep atë të atit të tij nuk ka asgjë të keqe.

Por nëse i ati është i varfër, ai duhet ta furnizojë edhe të atin së bashku me fëmijët e tij. Megjithatë, ai nuk është i detyruar që t’i japë atij nëse ai nuk ka nevojë.

Shpërndaje: