Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është obligim për muslimanin të lexojë Kur’anin me texhuid dhe a ishte e njohur shkenca e texhuidit tek arabët para islamit?”
Përgjigje: “Shkenca e texhuidit është ajo që e rregullon të lexuarit e Kur’anit, prandaj të mësuarit e texhuidit është gjë e mirë. Texhuidi mësohet në atë masë sa njeriut t’ia përmirësojë të lexuarit. Të mësuarit e texhuidit ndihmon edhe në të kuptuarit e drejtë të ajeteve. Mësimi i texhuidit është diçka e pëlqyeshme, por nuk duhet të harxhohet shumë kohë në të. Gjërat më të rëndësishme të texhuidit janë ato që përmirësojnë leximin e Kuranit, shqiptimin e shkronjave siç kërkohet dhe që lexuesi të kuptojë ashtu siç duhet leximin e ajeteve.”