Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është obligim të thuhet bismilah para abdesit?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu Fetaua ue rasail Shejkh Ibn Uthejmin (4/116-117)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e detyrueshme që të themi biismilah” para se të marrim abdes?”

Përgjigje: “Nuk është e detyrueshme të thuhet bismilah para se të marrësh abdes, por është sunnet. Hadithi i cili ka ardhur në lidhje me këtë, është i dyshimtë, se a është i saktë apo jo.

Imam Ahmedi ka thënë: “Nuk ka hadith që është i saktë në lidhje me këtë.” Kjo fjalë zë vendin e vet edhe më shumë kur dihet se imam Ahmedi ka qenë prej dijetarëve të mëdhenj të hadithit dhe i cili ka ditur shumë hadithe përmendësh.

Nëse ai thotë se nuk ka ardhur asnjë hadith i saktë në lidhje me këtë, ndjehemi të pasigurt në lidhje me saktësinë e haditheve të transmetuara në këtë çështje.

Ndërsa, askujt nuk i lejohet që t’i obligojë robërit e Allahut me diçka që nuk është konfirmuar nga Profeti salallahu alejhi ue selem. Për këtë arsye, unë them se të thuhet “bismilah” para abdesi, kjo është sunnet.

Ndërsa, ai i cili beson se hadithi është autentik, duhet të veprojë sipas tij dhe të besojë se është e detyrueshme të thuhet bismilah sepse profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

لا وضوء لمن لم يذكر اسم الله عليه

“Nuk ka abdes ai i cili nuk e ka përmendur emrin e Allahut (para abdesit).”

Ky është një mohim i abdesit të vlefshëm. Prandaj, ata që besojnë në saktësinë e këtij hadithi, e kanë të obligueshme që të thonë “bismilah” para se të marrin abdes.”

Shpërndaje: