Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është pirja e duhanit vetëvrasje?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi:http://youtu.be/ehb185z3Jow

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ai i cili vdes nga pirja e duhanit, a mund të konsiderohet vetëvrasës? Përgjigje: A beson ti se ai që pi duhan, e bën këtë për të vdekur? Përgjigju me po apo jo?”

Pyetësi: “Jo.”

Përgjigje: “Pra ai më këtë nuk ka bërë vetëvrasje. Por ai person, i cili lidh eksploziv rreth belit dhe eksplodon te armiqtë, ky është vetëvrasës apo jo? Po, ky është vetëvrasës. Ka dallim ndërmjet atij që ka për qëllim të marrë jetën e vetë dhe personit që nuk e ka këtë qëllim. Mirëpo, thuhet se pirja e duhanit shpie në vdekje, andaj edhe është një nga argumentet më të mëdha, se pirja e duhanit është e ndaluar. Unë nuk kam asnjë dyshim se, prija e duhanit është e ndaluar. Ai dëmton trupin, moralin dhe pasurinë. A nuk e dini se ai që pi duhanin, nëse nuk gjen ndonjë cigare e shet edhe nderin e tij? Pra unë nuk kam asnjë dyshim se, prija e duhanit është e ndaluar. Megjithatë, nuk themi se duhanpirësi është vetëvrasës, sepse ai nuk ka për qëllim të vrasë veten.”

Shpërndaje: