Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Pyetje: Një burrë i martuar dëshiron të martohet me një grua tjetër sepse ai e ndien se e para nuk është e mjaftueshme për të. Po ashtu, ai ka frikë se ai do të bjerë në vepra të ndaluara nëse ai nuk do të martohet. Gruaja e tij e refuzon këtë dhe është e vendosur se nëse ai do të martohet ajo do të ndahet prej tij. Ajo e thotë këtë edhe pse ajo e di se çfarë Sheriati thotë për këtë çështje. Si e këshilloni këtë burrë; a t’i dorëzohet refuzimit të gruas së tij dhe kërcënimeve të shkurorëzimit apo të martohet me gruan e dytë dhe ta bëjë divorc të parën, duke qenë se ai ka pasuri të mjaftueshme për të siguruar jetesën dhe për të vendosur drejtësinë e kërkuar? Na sjell dobi, Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: Ne të këshillojmë që të martohesh nga dëlirësia dhe nga të pasuarit e Sunnetit e cila gjendet në këtë vepër. Gjithashtu të këshillojë ty që mos ta shkurorëzosh atë, kurse atë e këshillojë që ta ketë frikë Allahun, të durojë dhe të mos ndahet prej tij. Në këtë rast Allahu do ti´a hapë një rrugëdalje asaj duke u bazuar në fjalën e Tij (subhanhu ue teala):
“Dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe përmbush detyrimin ndaj Tij, Ai i bënë rrugëdalje atij dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.”(65:2-3).
”Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.” (65:4).
Allahu i udhëzoftë të gjithë në sukses.