Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është refuzuar Alameh Rabi el-Medkhalin nga el-Gudejjan?

Alameh Abdullah bin Abdir-Rrahman el-Ghudejjan

Burimi: http://www.youtube.com/watch?v=5jT93JNMpsY

Data e fetvas 16/1-1428 ose 3/2-2007

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Es-Selamu alejkum ue Rahmatullahi ue Berekatuh.

El-Ghudejjan: Ue alejkumus-selam ue Rahmatullahi ue Berekatuh.

Pyetësi: Allahu i dhëntë jetë Shejkhut tonë! Si jeni?

El-Ghudejjan: Allahu të dhëntë jetë!

Pyetësi: Si është shëndeti juaj?

El-Ghudejjan: Si jeni?

Pyetësi: Unë shpresoj të jeni mirë. Allahu të ruajt.

El-Ghudejjan: A je edhe ju mirë?

Pyetësi: Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.

El-Ghudejjan: Allahu të dhëntë jetë!

Pyetësi: Shejkh! Allahu të ruajt. Unë kam diçka për të thënë.

El-Ghudejjan: Po?

Pyetësi: Ka diçka që unë kam dëshiruar për ta thënë ty.

El-Ghudejjan: Po?

Pyetësi: Shejkh! Është një website në internet.

El-Ghudejjan: Po?

Pyetësi: Ata e kanë përmendur emrin tënd aty.

El-Ghudejjan: Çka?

Pyetësi: Është një website që ata e quajnë “el-Athari”.

El-Ghudejjan: Po?

Pyetësi: Ata e marrin emrin tënd dhe thonë se El-Ghudejjan e refuzon njërin dhe tjetrin dhe se ai e refuzon Rabi bin Hadi el-Medkhalin për Irxha dhe se ai e refuzon njërin dhe tjetrin.

El-Ghudejjan: Betohem në Allahun se unë nuk e kam refuzuar askënd.

Pyetësi: Shejkh! Ata thonë se ti e refuzon Shejkh Rabin për Irxhan dhe ata janë të përqendruar…

El-Ghudejjan: Kurrë! Kurrë! Allahu ta zgjat jetën tuaj. Unë nuk e kam refuzuar askënd.

Pyetësi: I pa mangësi është Allahu. Allahu të ruajt. Ata janë të përqendruar për të shpifur ndaj Shejhut Salih es-Suhejmit, Zejd el-Madkhaliut dhe Ahmed en-Nexhmit.

El-Ghudejjan: Jo! Kurrë! Kurrë!

Pyetësi: Ata përqendrohen në el-Albanin dhe Shejkh Rabin dhe thonë …

El-Ghudejjan: Jo! Jo! Allahu na faltë neve dhe ata. Ne nuk kemi asgjë kundër tyre.

Pyetësi: I pa mangësi është Allahu.

El-Ghudejjan: Allahu ju shpërbleftë mirë. Faleminderit.

Pyetësi: Allahu të bekoftë.

El-Ghudejjan: Allahu të bekoftë.

Pyetësi: Qofsh në sigurinë e Allahut.

El-Ghudejjan: Allahu të ruajt.

Shpërndaje: