Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fet’h-ur-Rab el-Uadud (1/27-28)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua ka frikë për moralin e fëmijëve të saj. Burri i saj ka zgjedhur të jetojë në Suedi. Nëna kujdeset për fëmijët e saj dhe dëshiron që t’ua dërgojë një letër autoriteteve në mënyrë që ata të mos i japin atij leje qëndrimi, dhe ajo dëshiron ta bëjë këtë pa dijen e tij. A konsiderohet kjo mashtrim nga aspekti fetar, apo jo?
Përgjigje: Duke pasur parasysh se qëllimi i saj është i mirë, pasi që ajo dëshiron të largojë burrin e saj që të mos jetojë në vendin joislam që karakterizohet nga mosbesimi, dhe ku e vërteta mezi ekziston dhe është e dobët dhe ku morali prishet, atëherë ajo nuk konsiderohet të jetë mashtruese. Përkundrazi, ajo shpërblehet – insha Allahu – për qëllimet e saj të mira.
Pyetje: Burri i saj kurrë nuk dëshiron të braktis vendin dhe thotë se është më mirë për fëmijët në aspektin e arsimit dhe për të marrë nënshtetësinë.
Përgjigje: Këto fjalë janë plotësisht gabim, shtrembërim, naivitet dhe mendjelehtësi. Ky është një vend joislam, ateist dhe mushrik. Në të përhapen morale të prishura. Në të ndodhin marrëzirat haptazi. Djemtë dhe vajzat takohen hapur në parqe, klube dhe rrugë, haptazi pa i kritikuar dikush. I vetmi që kritikohet është ai që i kritikon ata. Dhe se si ata të kritikojnë një gjë të tillë kur të gjithë perëndimorët ua mësojnë teorinë e Darvinit në shkolla. Kjo është feja e të rinjve në atë vend. Aty studiohet mosbesimi dhe ateizmi, dhe ata mësojnë për të mohuar Krijuesin (Xhela ue Ala). Atëherë si mundet një vend i tillë të jetë më mirë për fëmijët musliman? Kjo është e pamundur.
Nëse ky person është në kërkim të një jetë të rehatshme dhe të jetë i pasur, pasi që Suedia është një vend i pasur dhe për këtë arsye preferon këtë jetë para fesë, ai duhet ta dijë se është i detyruar që të emigrojë nga Suedia edhe nëse ky vend të jetë atdheu i tij, nëse ai me të vërtetë është një musliman i vërtetë. Ai le të lexon fjalët e Tij (Te ala):
“Kur engjëjt ua marrin shpirtin atyre që ishin mizorë të vetvetes duke qëndruar me kufarët në një kohë kur emigrimi ishte obligim për ta. Engjëjt u thonë: “Në çfarë gjendje ishit?” Ata përgjigjen: “Ne ishim të dobët dhe të shtypur në tokë.” Engjëjt u thonë: “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut e të migronit në të?” Vendi i tyre është xhehenemi dhe sa vend i keq është ai!“ 4:97
Unë e di se në shumë vende muslimane, e kota ka mbizotëruar mbi të vërtetën dhe e gabuara mbi të drejtën. Por në qoftë se e pavërteta në një vend musliman rritet në vetvete, ndërsa e vërteta dhe pasuesit e tij do të jenë aq të dobët, saqë ata nuk janë në gjendje për të adhuruar Allahun sikurse Allahu dëshiron, atëherë kjo do të thotë se muslimani duhet të emigrojë nga atje, mund të shtrohet pyetja se si një musliman dëshiron të jetojë në një vend ku banorët nuk janë muslimanë.