Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fetvaja nr: 4333
Kryetar: Abdul Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz
Zv.Kryetar: Abdurr-Rrezak Afifij
Anëtar: Abdullah Ibn Gudejan
Anëtar: Abdullah Ibn Ku’ud
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje e tretë: ”Transmetohet në librat e historisë se Ismaili ﷺ është varrosur në ”Hatijm” (në Mekë). Nëse varri është në El-Hatijm, atëherë si është e lejuar që të falesh në atë vend?”
Përgjigje: ”Falënderimet janë vetëm për Allahun. Paqja dhe bekimi janë mbi të dërguarin e Tij, mbi familjen dhe mbi shokët e Tij…
Ajo çfarë është thënë se Ismaili ﷺ është varosur në El-Hatijm, kjo gjë nuk është e vërtetë dhe as nuk duhet të merret fare në konsideratë (si lajm).”
Suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokët e Tij.”