Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu Fataua vol 2. fq.58
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është Xhehenemi në qiell apo në tokë?
Përgjigje: Ai është në tokë. Megjithatë, disa dijetarë kanë thënë se është në det, dhe të tjerët thanë se ai është në fundin e tokës (që gjendet në skajin fundor). Ajo që duket të jetë e saktë është se ai ndodhet në tokën e fundit. Megjithatë, ne nuk e dimë se ku në tokë është. Ne besojmë se ai është në tokë dhe jo në qiell, por ne nuk e dimë saktësisht se ku është. Si dëshmi se Xhehenemi është në tokë është ajeti:
كَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلْفُجَّارِ لَفِى سِجِّين
”Jo, të mos rrini gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhxhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme).” 1
dhe Sixhxhin është toka e fundit (që gjendet në skajin fundor).
1 El-Mutaffifin 83:7