Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cili është vendimi për Xhihadin sot? A është obligim për disa myslimanë, apo për të gjithë? Nëse Xhihadi është obligim vetëm për një grup të myslimanëve, atëherë në cilat raste Xhihadi bëhet obligim për të gjithë Umetin?”
Përgjigje: “Së pari, ju duhet ta dini se Xhihadi nuk është obligim për të gjithë myslimanët. Kjo është e pamundur. Allahu Te’ala thotë:
وَمَا كَانَ الْمُؤْمِنُونَ لِيَنفِرُواْ كَآفَّةً فَلَوْلاَ نَفَرَ مِن كُلِّ فِرْقَةٍ مِّنْهُمْ طَآئِفَةٌ لِّيَتَفَقَّهُواْ فِي الدِّينِ وَلِيُنذِرُواْ قَوْمَهُمْ إِذَا رَجَعُواْ إِلَيْهِمْ لَعَلَّهُمْ يَحْذَرُونَ
“Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t’i frikësohet Allahut.”9:122
Nëse të gjithë do të shkonin në Xhihad, pjesa tjetër e obligimeve dhe ritualeve nuk do ekzistonte. Megjithatë, mund të bëhet Farz Ajn (obligim individual) në rastet e mëposhtme:
Në vijën e frontit- Nëse del në vijën e frontit, duhet ta përfundosh luftën. Allahu Tabarake ue Te’ala thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِذَا لَقِيتُمُ الَّذِينَ كَفَرُواْ زَحْفاً فَلاَ تُوَلُّوهُمُ الأَدْبَارَ {15} وَمَن يُوَلِّهِمْ يَوْمَئِذٍ دُبُرَهُ إِلاَّ مُتَحَرِّفاً لِّقِتَالٍ أَوْ مُتَحَيِّزاً إِلَى فِئَةٍ فَقَدْ بَاء بِغَضَبٍ مِّنَ اللّهِ وَمَأْوَاهُ جَهَنَّمُ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ
“O besimtarë, kur të ndeshni ushtritë e jobesimtarëve në betejë, mos ua ktheni shpinën! Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri ose për t’u bashkuar me një grup tjetër, do të shkaktojë zemërimin e Allahut dhe do të ketë si strehë Xhehenemin. Eh, sa fund i keq është ky!” 8:15-16
Nëse armiku sulmon vendin e ndokujt- Këtu bëhet obligim lufta, për të mbrojtur veten dhe vendin e vetë islam.
Kur urdhëron udhëheqësi për Xhihad- Kjo do të thotë se duhet të ketë një udhëheqës, i cili udhëheq luftën. Nëse udhëheqësi urdhëron për të shkuar në luftë, ata duhet të dalin. Kur ai urdhëron njerëzit e popujve për të shkuar në Xhihad, ata kanë për ta bërë atë. Kështu sepse, është e ndaluar të jemi të pabindur ndaj udhëheqësit. Kur ata (njerëzit) thirren për ta bërë atë, detyrohen për ta përmbushur atë.
Kur nevojiten luftëtarë- Një shembull i kësaj është kur një person ka njohuri të gjatë në përdorimin e një arme të veçantë dhe di ta menaxhojë atë. Në këtë rast, ai obligohet për të luftuar.
Ndërsa, ata që nuk bëjnë pjesë në këto katër situata, nuk obligohen që të gjithë myslimanët për të luftuar. Me ta Xhihadi duhet të jetë i udhëhequr nga udhëheqësi/prijësi. Përndryshe, do të ndodhë një luftë guerile. Duhet të jetë një udhëheqës, i cili është duke udhëhequr në Umetin Islam. Ju shihni se nuk kanë vepruar mirë ata që kanë shkuar në Xhihad pa udhëheqjen e udhëheqësit. Ekziston rreziku që ata ta sulmojnë njëri-tjetrin. Nëse ata triumfojnë, atëherë do të fillojnë ta luftojnë njëri-tjetrin.
Lus Allahun që të na ndihmojë në luftimin/përmirësimin ndaj vetes sonë! Ne në këtë kohë, duhet të luftojmë kundër vetëve tona. Zemrat janë të sëmura. Veprimet janë të mangëta. Zemrat luftojnë kundër njëri-tjetrit. Në radhë të parë, këto kanë nevojë për Xhihad para çdo gjëje tjetër.”
Thotë Imam Albani: ”I këshilloj këto grupe të xhihadit të mos i komentojnë hadithet sipas epshit të tyre, para se t’i pyesin dijetarët (për to)”.” (Silsiletul Huda uen Nur 790)