“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A goditet shpirti apo trupi nga dënimi në varr?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (17/431-432)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja 367: A e godet dënimi në varr trupin apo shpirtin?

Përgjigje: Në thelb, është shpirti që goditet, sepse pas vdekjes gjykimi merret për shpirtin, ndërsa trupi nuk ndien; për këtë arsye trupi nuk ka nevojë më për furnizim që të vazhdojë, ai nuk ha as nuk pi, bile atë e hanë insektet. Kështu, në thelb është shpirti që dënohet. Megjithatë, Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë se mundet që shpirti të vihet në kontakt me trupin dhe ata të dy ndëshkohen ose shpërblehen.

Ehl-us-Sunneti gjithashtu ka edhe një mendim tjetër, që thotë se vetëm trupi dënohet ose shpërblehet. Mendimin ata e bazuan në dëshmitarë që kanë parë (dënime dhe shpërblime) kur varret janë hapur. Disa trupa u panë se ishin dënuar, ndërsa të tjerët ishin shpërblyer. Njerëzit të cilët gërmuan një hendek jashtë qytetit më thanë se kishin gjetur një kufomë qefini i të cilit ishte zhdukur plotësisht ndërsa derisa trupi ishte i pandryshueshëm. Ata madje mund të shihnin këna në mjekrën e tij dhe të ndiejnë aromën e miskut të tij. Bazuar në këtë, dijetarët mendojnë se shpirti mund të ketë kontakte me trupin dhe prandaj të dyja të ndëshkohen. Ndoshta është e mundur të mbështetet ky gjykim me fjalët e të dërguarit të Allahut :

”Varri i jobesimtarit ngushtohet, sa që brinjët e tij të hyjnë në njëri-tjetrin.”1

Kjo dëshmon se ndëshkimi e godet trupin, sepse brinjët janë në trup – dhe Allahu e di më mirë.


1 Ahmedi (4/287) dhe Ebu Davudi (4753).

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram