Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: https://www.binbaz.org.sa/mat/10316
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Engjëjt që shkruajnë veprat e njeriut a hyjnë në tualet me të?
Përgjigja: Nga dëshmitë fetare duket se engjëjt që shkruajnë veprat e njeriut janë gjithmonë me të, engjëjt që shkruajnë veprat e mira dhe të këqija të njeriut janë gjithmonë me të. Ndërsa engjëjt e tjerë, Allahu e di më së miri.
Kanë ardhur disa hadithe që tregojnë se ata e braktisin njeriun kur ai kryen nevojat e tij fiziologjike, por nuk e di nëse zinxhirët e tyre të transmetimit janë të saktë. Duhet t’i kthehemi kësaj çështje përsëri në një seancë tjetër në mënyrë që të shqyrtojmë atë që ka të bëjë me të -nëse do Allahu-. Po!