Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetësja: “A i bën dobi të vdekurit leximi i Kuranit?”
Përgjigje: “Nëse leximi i Kuranit bëhet prej fëmijës të të vdekurit…”
Pyetësja: “…dhe gruas!…”
Përgjigje: “Më falni, dëshironi të përgjigjeni ju apo unë?!”
Pyetësja: “Më falni, urdhëroni ju…”
Përgjigje: “Po, unë do të mundohem të jap përgjigje gjithëpërfshirëse dhe kuptimplotë! Dhe them: Nëse ai i cili lexon Kuranin është fëmija i të vdekurit, qoftë i vdekuri babai apo nëna, leximi i Kuranit nga ana e tij i bën dobi.
Leximit i Kuranit vetëm nga ana e fëmijëve për prindërit e tyre bën dobi, ndërsa e të tjerëve jo. Pra, leximi i gruas, nuk bën dobi.Por padyshim, ti si një grua që je goditur me vdekjen e burrit, prej cilësive tua që duhet t’i kesh është të lutesh për të. Nëse ai ka qenë prej atyre që ka bërë vepra të mira, Allahu ja shton të mirat e tij. E nëse ka qenë mëkatarë, Allahu ja fshin atij mëkatet. Përkujto gjithnjë të mirat e tij dhe përmendi vetëm të mirat që i ka pasur.
Por të lexosh Kuran, e t’ia dhurosh sevapet e leximit atij; dije se kjo nuk është e mundur, sepse veprat e tij janë ndërprerë siç e kemi përmendur në hadithin paraprak, dhe vazhdimi i këtij hadithi është:
“Veprat e të vdekurit ndërpriten përveç prej tre gjërave: lëmosha e rrjedhshme (e vazhdueshme), dituria e trashëguar që të tjerët përfitojnë nga ajo dhe fëmija i mirë i cili lutet për të.’’ 1
1 Bukhariu