Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (787)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e lejueshme për gruan që të ndaloj burrin nga martesa tjetër?”
Përgjigje: “Jo, sigurisht që nuk është e lejuar për shkak të dy arsyeve:
1 – Ajo pengon diçka që është udhëzim i Allahut.
2 – Me këtë gjë, ajo kundërshton urdhërin e burrit të saj.
Ju e dini që gruaja duhet t’i bindet burrit të saj, ashtu siç myslimanët duhen t’i binden prijësit në atë që është e lejueshme dhe jo në atë që është mosbindje ndaj Allahut.
Nëse një prijës urdhëron për diçka të lejuar, atëherë çdo qytetarë duhet të veprojë sipas urdhëresës së tij. E njëjta gjë vlen edhe për gruan dhe marrëdhëniet me burrin e saj. Nëse ai e urdhëron atë me diçka të lejueshme dhe ajo ka mundësinë ta bëjë atë, ajo duhet t’i bindet atij.
Nëse ajo nuk e bën atë, ajo nuk iu është bindur Allahut dhe të dërguarit të Tij (sal Allahu alejhi ue selem).
Nuk ka dyshim se gruaja e cila pengon burrin e saj nga ajo që është e lejuar është e pabindur, e të mos flasim kur ajo mosbindjen e bën edhe për atë se e kundërshton urdhërin e burrit të saj.”