Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A i lejohet gruas që të lexojë Kuranin me flokë të zbuluar?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Rabigh (6), min: 31:48

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet një gruaje që të shfaq flokët e saj gjatë leximit të Kuranit?

Përgjigje: Nuk ka asnjë argument që e detyron që t’i mbulojë ato. Përkundrazi, fjalët e përgjithshme të Allahut (te ala) dëshmojnë:

الَّذِينَ يَذْكُرُونَ اللّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَىَ جُنُوبِهِمْ

“Ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe shtrirë.” 1

që burrave dhe grave muslimane u lejohet që të përmendin Allahun në çdo rast. Përjashtimi i vetëm është ai që është ndaluar në mënyrë specifike. Për shembull, nuk lejohet ta përmendësh Allahun (azze ue xhel) gjatë kryerjes së nevojave fiziologjike. Megjithatë, nuk ka asgjë që e ndalon gruan ta bëjë atë me flokë të zbuluara.


1 3:191

Shpërndaje: