“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A i lejohet gruas që të shiqojë burrat e huaj në televizion apo në rrugë?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Fataua el-Marra el-Muslimah (2/399-400)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
 
Pyetje: A i lejohet gruas që të shikoj burrat e huaj në televizion apo në rrugë?
 
Përgjigje: Ka dy situata ku gruaja shikon një burrë.
 
1. Që kjo të ndodhë me epsh. Kjo është ndaluar për shkak se ajo çon në probleme dhe provokime.
 
2. Që ajo të shikojë pa ndier ndonjë epsh. Kjo nuk është e ndaluar dhe nuk ka asnjë problem sipas mendimit më të saktë nga mendimet e dijetarëve.
 
Argumenti se kjo është e lejuar, është se Aishah (radija Allahu anha) shikoi Abisitë kur ata ishin duke luajtur, dhe profeti e mbulojë atë në mënyrë që ata nuk mund ta shihnin atë. Ai miratoj veprën e saj. Gratë shkojnë në tregje dhe ato shohin burrat edhe pse ato janë të mbuluara.  Gruas i lejohet të shikoj burrin ndërsa burrit nuk i lejohet të shikoj në gruan. Megjithatë, me kusht që të mos ketë epshe dhe provokime. E në qoftë se shikimi është me epshe apo ka provokime, ky shikim është i ndaluar pavarësisht se a është në televizion apo ndryshe.

Shpërndaje: