“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A i lejohet gruas që t’i kërkojë shkurorëzimin burrit të saj pa arsye

Shejkh Sulejman er-Ruhejli

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=G2MimJRUwUk&feature=youtu.be

Përktheu: Xhevdet Lika

Korrigjoi: Junik Hoxha

www.perlatmuslimane.com

Të kërkojë gruaja shkurorëzimin pa sebep (arsye) është haram dhe gjunah nga gjunahet e mëdha. E ka haram gruaja që të kërkojë ndarjen nga burri i saj pa arsye, dhe kjo është nga gjunahet e mëdha.

Sepse profeti ynë ka thënë:

Çdo grua që kërkon nga burri i saj shkurorëzimin pa arsye i bëhet haram aroma e xhenetit.” Transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe ibn Maxheh dhe e saktësoi Albani.

Dhe përderisa i është vendosur veprës ndalesa e xhenetit (për të hyrë në të) kjo është argument se vepra është nga gjunahet e mëdha. Dhe kemi nga shejkhu ynë, shejkh bin Bazi një përgjigje të drejtë si shumë përgjigje të tjera në këtë çështje, ku është pyetur shejkh bin Bazi )Allahu Azze ue Xhele e mëshiroftë) për gruan që kërkon ndarjen nga burri i saj. Cila është këshilla juaj për të dhe të tjera si ajo?

Ai (Allahu Azze ue Xhele e mëshiroftë) u përgjigj: Në qoftë se është që i është bërë padrejtësi, mund t’i ketë bërë zullum burri i saj dhe i ka kaluar kufijtë me të, ajo është e justifikuar, pra nëse kërkon ndarjen me arsye.

Pra nëse e kërkon ndarjen me sebep ajo është e justifikuar, mirëpo nëse kërkon ndarjen pa arsye nuk i lejohet kjo gjë, nuk i lejohet kjo gjë.

Thotë profeti :

Çdo grua që kërkon nga burri i saj shkurorëzimin pa arsye i bëhet haram aroma e xhenetit.”

Thotë bin Bazi (Allahu e mëshiroftë): Të qenurit e saj se kërkon ndarjen pa asnjë arsye sheriatike, shikoni pra në përcaktimin: pa sebep sheriatik, përndryshe i lejohet ndarja (me sebep sheriatik). Të qenurit e saj se kërkon ndarjen pa arsye sheriatike kjo nuk lejohet, por detyrë për të është durimi dhe vetëpërmbajtja. Shikono në fikhun (kuptimin) e shejkhut në përgjigje: detyrë për të është durimi dhe vetëpërmbajtja.

Është e ditur që femra nuk kërkon ndarjen ndërkohë që ajo është e lumtur, nuk kërkon ndarjen kur është e kënaqur me këtë jetë bashkëshortore, duhet patjetër të ekzistojë mangësi që e dërgojnë tek ndarja, mirëpo përderisa këto mangësi nuk janë sebepe sheriatike për të kërkuar shkurorëzimin, çfarë është detyrë për të? Të bëjë durim dhe të përmbahet. Sprova që e ka goditur atë nëse nuk i arrin gradat e sebepeve sheriatike që të lejohet ndarja, kjo është vetëm se shtesë në shpërblimin e saj nëse bën durim dhe vetëpërmbahet dhe kështu thotë shejkhu: detyrë për të është durimi dhe vetëpërmbajtja dhe moskërkimi i shkurorëzimit.

Mirëpo në qoftë se ndodhet këtu arsye sepse ai e godet dhe e dëmton apo shfaqet me fisk (gjynahe( dhe pirjen e pijeve dehëse, apo nëse nuk ka në zemrën e saj dashuri për të, dhe këtë fjalë do ta shpjegojmë mirëpo e urren shumë dhe nuk mundet të durojë. Pra nuk ka në zemrën e saj dashuri për të mirëpo e urren shumë, që është për qëllim se ka arritur deri aty sa nuk mundet t-i qëndrojë hakut të Allahut. Mirëpo thjeshtë mos prezenca e dashurisë, kjo nuk është sebep që të kërkojë gruaja ndarjen sepse mirësia e burrit të saj i mjafton.

 

Shpërndaje: