Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! A i lejohet meshkujve të falen me pantallona?
Përgjigje: Kjo varet nga zakoni i njerëzve. Nëse ata veshin pantallona dhe kjo është prej zakonit të tyre, ne nuk u themi që t’i zëvendësojnë pantallonat me veshje arabe për namaz. Faluni me pantallona por sigurohuni që ato të jenë të gjera. Le të jenë të gjera në mënyrë që të mos iu përshkruhet forma e trupit. Po.