Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A i lejohet një muslimani të ketë Ungjillin dhe të lexojë në të në mënyrë që të di fjalët e Allahut në të?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (56)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet një muslimani të ketë Ungjillin dhe të lexojë në të, në mënyrë që të di fjalët e Allahut në të …

Përgjigje: Jo. Kjo nuk është e lejuar. I dërguari  e pa një pjesë nga Teurati tek Umer ibn el-Hattabi (radijAllahu anhu) pas së cilës ai e kritikoi atë dhe tha:

“O biri i el-Khatabit! A po dyshoni? Unë e kam shpjeguar atë qartë. Nëse Musai kishte jetuar sot ai nuk do të kishte zgjedhje tjetër përveçse të më pason mua.”1

I dërguari e kritikoi atë për këtë. Umer bin el-Khatabi erdhi me të për ti’a treguar atë të dërguarit , por ai e kritikoi atë. Librat e abroguara nuk lejohet që të qarkullojnë dhe të përhapet në mesin e njerëzve. Kjo nuk është e lejuar.


1Ahmedi (3/387), ed-Darimi (436) dhe Ibn Abi Asim (2/5). I fortë sipas Albanit në “el-Irua ‘” (6/34) nëpër të gjithë rrugëve të tij.

Shpërndaje: