Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A ishin sahabët Eshari?

Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi

Burimi: Rad ala Mufti Misr Ali Xhumu´ah, fq. 96-97

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Myftiu i Egjiptit Ali Xhuma’ah ka thënë:

“Sahabët ishin Eshari.”

Kjo është gënjeshtër dhe ska të bëjë me të vërtetën asgjë. Ebul-Hasan el-Esh’ari ka lindur më shumë se dyqind vjet pas hixhretit. Ai lindi gjatë shekullit të tretë. Ai ishte në pjesën më të madhe të jetës së tij Mu’tezili. Pastaj ai hoqi dorë nga akidja e Mutezilive dhe shpalli akiden e tij Esh’arie nga e cila ai hoqi dorë dhe më në fund u kthye në akiden e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit, Ehl-ul-Hadithit. Atëherë çfarë kanë sahabët të bëjnë me akiden e Ebul-Hasan el-Esh’ariut? Nëse Myftiu vërtetë kanë thënë kështu, kështu që kjo është vetëm një gënjeshtër të cilën ai e ka shpikur.

Dhe nëse ne themi se el-Esh’ariu ka jetuar në kohën e sahabëve pas vdekjes së profetit ﷺ dhe të kalifëve të drejtë – a do të ishte e mundur për sahabët që të braktisin shpalljet e profeti ﷺ dhe të fillojnë të pasojnë akiden e el-Esh’ariut? Kurrë për jetë!

Dhe nëse ai thotë se al-Esh’ari ishte në përputhje me akiden e sahabëve, kështu unë pyes veten në qoftë se ai mund të konfirmoj se sahabët thanë:

اسْتَوَى

”… Ai (Allahu) isteua (u ngritë lart dhe çëndroi mbi) …” 1

do të thotë se Ai e mori pushtetin? Ata thanë lidhur me hadithin për vërtetësinë e të cilit nuk ka mospajtime:

“Zoti ynë tebarak ue te ala zbret poshtë në qiellin më të ulët çdo natë kur një e treta e natës mbetet dhe thotë: “Kush më lutet që Unë ti përgjigjem atij? Kush kërkon nga Unë që Unë ti jap atij? Kush kërkon nga Unë falje që Unë ta fal atë?”2

Njëkohësisht Esharitë thonë se kjo do të thotë se urdhërimi i Allahut zbret.

A mund ai të konfirmojë se sahabët shtrembëruan interpretimin për duartë e Allahut (te ala) në ajetin:

بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ

Përkundrazi, të dy duart e Tij janë gjerësisht të shtrira.”3

dhe tha se kjo do të thotë dy mirësitë dhe gjëra të tjera?

Pra, kjo është vetëm një fjalim i rremë që ky njeri ka shpikur. Allahu na udhëzoftë ne dhe atë.


1 20:5

2 Bukhari (1145) dhe Muslimi (758).

3 5:64

4 Ali Xhuma´ah ishte myfti i Egjiptit nga viti 2003–2013

Shpërndaje: