Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130846
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Disa njerëz, thonë që kanë bindje ekstreme ata që mendojnë se duhet të dëgjojnë dhe t’i binden sunduesve në atë që nuk është mëkat dhe t’i këshillojnë ata fshehurazi, gjithashtu lidhja e tyre me ata që janë në pushtet është e tepruar.”
Përgjigje: “Kjo akuzë është e drejtuar kundër të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe madje edhe ndaj Allahut Xhele ue ‘Ala. Allahu Xhele ue ‘Ala ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَطِيعُواْ اللّهَ وَأَطِيعُواْ الرَّسُولَ وَأُوْلِي الأَمْرِ
“O besimtarë! Binduni ndaj Allahut, binduni ndaj të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja (përfaqësuesit dhe përgjegjësit tuaj).” 4:59
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
اسمع و أطع و إن ضرب ظهرك و أخذ مالك
“Dëgjo dhe bindu edhe nëse ai do të rrah dhe të merr pasurin.”
Profeti salAllahu alejhi ue selem gjithashtu ka thënë:
من يطع الأمير فقد أطاعني و من عصى الأمير فقد عصاني
“Ai që i bindet udhëheqësit më është bindur mua dhe ai që e kundërshton udhëheqësin ai më ka kundërshtuar mua.”
Pra, të themi se i Dërguari salAllahu alejhi ue selem kishte një qëndrim ekstrem ndaj bindjes.”