Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A janë Maturiditë & Esharitë Ehlus-Sunneh? Ibn Baz

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A janë Esharitë prej Ehlu-Sunnetit, ju lutem na sqaroni?”

Përgjigje: ”Te Esharitë ka gjëra, që dallojnë nga Ehlu-Sunneti në lidhje me interpretimin e Cilësive të Allahut. Pra në Te’uilin (interpretimin) e tyre, ata nuk janë prej Ehlu-Sunnetit, sepse Ehlu-Sunneti (Cilësitë e Allahut) nuk i interpreton. Ky është gabim i Esharive dhe një e ligë e tyre.

Por në çështjet e tjera, ata janë prej Ehlu-Sunnetit. Besimtari është i obliguar të ndjek rrugën e Ehlu-Sunnetit dhe Xhematit dhe ky është besimi në të gjithë Emrat dhe Cilësitë e Allahut ashtu siç kanë ardhur në Kur’an dhe në Sunnetin autentikë.

Pra është obligim besimi dhe kuptimi i tyre, ashtu siç kanë ardhur, pa shtrembërim  (Tahrif), pa mohim (Ta’til), pa përshkrim (Tekjif), pa shëmbëllim (Temthil) dhe pa i interpretuar ato (Te’uil). Por jemi të obliguar t’i besoj ato, ashtu siç kanë ardhur. I kuptojmë ato si në shikim të parë dhe ato i atribuohen Allahut, pa i ngjarë askujt. Allahu thotë:

قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ {1} اللَّهُ الصَّمَدُ {2} لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ {3} وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَد

“Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë me Atë.”112:1-4

Allahu thotë:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

“Asgjë nuk i përngjason Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 42:11

Pra është obligim besimi dhe kuptimi i Emrave dhe Cilësive të Tij, ashtu siç kanë ardhur, pa shtrembërim  (Tahrif), pa mohim (Ta’til), pa përshkrim (Tekjif), pa shëmbëllim (Temthil) dhe pa i interpretuar ato (Te’uil).

Err-Rrahim, El-‘Aziz, El-Kadir dhe Emra të tjerë dhe Cilësi të Tij. Po ashtu fjala e Tij:

وَمَكَرُواْ وَمَكَرَ اللّهُ وَاللّهُ خَيْرُ الْمَاكِرِينَ

“Dhe ata (që nuk i besuan atij) thurën komplot (për të vrarë Isain). Edhe Allahu thuri komplot. Dhe Allahu është më i Miri i atyre që thurin komplot.”  3:54

 Po ashtu fjalët e Tij:

إِنَّ الْمُنَافِقِينَ يُخَادِعُونَ اللّهَ وَهُوَ خَادِعُهُم

“Mynafikët përpiqen të mashtrojnë Allahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por Allahu mbizotëron dinakëritë e tyre.” 4:142

Thotë Allahu Te’ala:

وَأَكِيدُ كَيْدًا يَكِيدُونَ كَيْدًا إِنَّهُمْ

“Vërtet, ata planifikuan një dredhi. Dhe Unë planifikova një dredhi.” 87:15-16

Gjitha këto gjëra në ia atribuojmë Allahut, ashtu siç i takojnë Atij. Nuk ka përngjasim në mes veprimeve të Tij me krijesat e Tij, por ato janë ashtu siç i takojnë Allahut dhe nuk i ngjan krijesave të Tij. Është obligim të besuarit në to dhe t’i atribuohen ashtu siç i takojnë Allahut. Nuk ka në to përngjasim me krijesat. Thotë Allahu Te’ala:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

“Asgjë nuk i përngjason Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 42:11

Ato janë ashtu siç i takojnë Allahut dhe nuk i përngjajnë krijesave, sepse krijesat janë të dobëta dhe me të meta. Por, sa i përket cilësive të Allahut, ato janë ashtu siç i takojnë Atij dhe nuk kanë asnjë të metë dhe nuk i përngjajnë krijesave.”

Shpërndaje: