Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Gabojnë ata të cilët thonë se Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah janë: Selefit, Esharit dhe Maturidit. Si mund të jenë të gjith Ehlus-Sunneh ndërsa kundërshtohen mes veti? Thotë Allahu Te’ala:
فَمَاذَا بَعْدَ الْحَقِّ إِلاَّ الضَّلاَلُ
“Çfarë mund të ketë pas të vërtetës përpos humbjes (të gabuarës).” 10:32
Si mund të jemi të gjithë Ehlus-Sunneh, kur secili refuzon tjetrin? Kjo nuk ka mundësi, përveç nëse ka mundësi të bëhet bashkimi i dy gjërave të kundërta. Përndryshe, nuk ka asnjë dyshim se vetëm dikush prej tyre është pasues i Sunnetit. Kush janë ai (grup), Esharitë, Maturiditë apo Selefitë?
Do të shohim. Kush është në përputhshmëri me Sunnetin ata janë në të vërtetë, e kush kundërshtojnë atë janë në gabim. Ndërsa ne themi se, Selefët janë Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah dhe ky atribut nuk i përket askujt përveç atyre. Dhe fjalët merren parasysh sipas kuptimit që kanë.
Të hedhim një vështrim në lidhje me atë se a janë të gjithë këto grupe Ehlus-Sunneh, dhe a janë të gjitha këto grupe të bashkuara? Thamë se Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah janë Selefët. Selefët në aspektin kohorë apo në atë të bindjes? Pra në aspektin e bindjes.
Derisa edhe ndonjë i vonshëm edhe nëse jeton në ditën e fundit të kësaj bote, përderisa është në rrugën e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) dhe shokëve të tij ai është Selefi. Pra, kush janë Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah? A janë Selefitë, Esharitë dhe Maturiditë? Jo, kjo është gabim.
Pra, Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah janë Selefitë. Pra Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah janë vetëm ata të cilët pasojnë rrugën e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) dhe të shokëve të tij, ndërsa kush nuk është kështu, nuk janë prej tyre (prej Ehlus-Sunnetit).