Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A ka më shumë se tre gjëra përmes së cilave përfiton i vdekuri?

Alameh Abdullah el-Gudejan 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “E kemi hadithin e Profetit عليه الصلاة و السلام, që thotë se kur të vdes ndonjë prej muslimanëve, veprat e tij ndërpriten dhe nuk i mbetet asgjë (përmes së cilave ai mund të përfitojë) përveç tre gjërave:

Sadakaja rrjedhëse, fëmija i mirë që lutet për të dhe dituria e dobishme.”

A ka diçka tjetër përveç këtyre që i përmendëm (përmes së cilave besimtari përfiton) apo jo? Allahu i’u shpërbleftë me të mira!”

Përgjigje: “Përgjigjen e kemi në fjalët e të Dërguarit صلى الله عليه و سلم:

إذا مات ابن آدم انقطع عمله إلا من ثلاث: 

Kur të vdes biri i Ademit, i ndërpriten veprat (sevapi i të cilave i arrin atij), përveç tre gjërave:

ولد صالح يدعو له

Fëmija i mirë që lutet për të,

Këtu futen të gjithë pasardhësit e tij, prej djemve, vajzave, nipërve nga djali e nga vajza deri kur të ndërpritet veprimi (duatë-lutjet) për të.

علم ينتفع به

dituri e dobishme

Kjo është e përgjithshme nëse shikojmë për nga këndi se çfarë lloj të dijes ka lënë trashëgim, se a është dije fetare apo dije nga e cila përfitojnë njerëzit në çështje të dynjasë.

صدقة جارية، أو 

Sadakaja rrjedhëse.”

Për shembull: Nëse ka lënë trashëgim pasuri nga e cila jepet sadaka në vende ku duhet të jepet; për të gjitha këto ka porosi nga i Dërguari i Allahut صلى الله عليه و سلم dhe kuptimi i këtyre është i gjerë siç edhe e përmendëm më herët. Ndërsa unë nuk di të ketë gjëra të tjera përmes së cilave besimtarit i shkojnë sevape.”

Shpërndaje: