Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A ka të drejtë gruaja të kërkojë divorc nëse burri i saj dëshiron të martohet?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
 
Pyetje: A ka të drejtë gruaja të kërkojë divorc nëse burri i saj dëshiron të martohet?
 
Pergjigje: Nëse ai martohet përsëri, kjo i takon mirësive të Allahut dhe Allahu i’a ka lejuar këtë. Megjithatë, ajo mund të kërkojë divorc nëse ai keqpërdorë të drejtat e saj. Por në qoftë se ai është i drejtë me të dhe kryen detyrat e tij, nuk i lejohet asaj të kërkojë divorc.
 
Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
 
”Gruaja që i kërkon divorcin burrit të saj pa ndonjë arsye, i është ndaluar aroma e xhenetit.”
Transmeton Ebu Daudi (2226). Autentik sipas Albanit në “Sahih Sunen Ebi Daud (2226)”.
 
Nuk i lejohet të kërkojë divorcin, sepse ai bën diçka që Allahu e ka lejuar. Eshtë e lejueshme dhe ndoshta është edhe sunnet, dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Pra, siq thashë, ajo ka të drejtë të kërkojë divorc vetëm nëse burri i saj i abuzon të drejtat e saj të cilat Allahu ja ka dhënë.

Shpërndaje: