Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A ka të drejtë të furnizohet dhe strehohet nga burri gruaja e cila ka kërkuar shkurorëzim?

Imam Harb bin Isma’il el-Kirmani 

Burimi: “Meseil-ul-Imam Ahmed bin Hanbel ue Is´hak bin Rahojah”, fq.232

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

E kam pyetur Imam Ahmedin në lidhje me gruan që kërkon shkurorëzim nëse ka të drejtë që bashkëshorti ta furnizojë atë, e ai u përgjigj: “Si të ketë të drejtë furnizimi kur ajo është e cila e ka lënë atë? E njëjta gjë vlen edhe nëse ajo është shtatzënë.”

Se’id ibnul-Musejjib transmeton se Ibnul-Mubarak, kurse ky nga Jahja bin Bishr i cili dëgjoi Ikrimen duke thënë: “Një grua që ka kërkuar shkurorëzim nuk ka të drejtë strehimi apo furnizimi. Ajo tani është liruar prej tij dhe asnjëri nuk ka detyra ndaj tjetrit.”

Gjithashtu, Se’i ibnul-Musejjib transmeton nga Abdullah ibnul-Mubarak, kurse ky nga Sufjani, kurse ky nga Hammed i cili në lidhje me gruan që ka shkurorëzuar veten dhe është shtatzënë, ka thënë: “Ajo ka të drejtë furnizimi dhe strehimi për aq kohë sa nuk ishte kushti i tij që ajo të mos furnizohet.”

Se’id ibnul-Musejjib ka thënë: “Nëse ai pajtohet që t’i jap asaj shkurorëzimin pa ndonjë kusht është e lejueshme për të që të refuzojë furnizimin ndaj saj ndryshe nga strehimi.”

Shpërndaje: