Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A këshilloni për leximin e librave të Sejid Kutubit?

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422) 
Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=15

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i këshilloni të rinjtë që të lexojnë librat Sejid Kutubit? Çfarë thoni në lidhje me librat e Shejkh Rabis në lidhje me Sejid Kutubin duke pasur parasysh se disa paralajmërojnë ndaj tyre?

Përgjigje: Sejid Kutubi konsiderohet si një shkrimtar. Ai jetoi në mosbesim njëmbëdhjetë vjet. Pas kësaj Allahu (subhanehu ue te ala) e udhëzoi atë. Ai nuk ka mësuar tek dijetarët. Ai u mbështet në mendimin e tij. Ai pra konsiderohet si një shkrimtar. Ai dhe të tillët përfshihen nga fjalët e Allahut (azze ue xhel):

 “Poetët ndiqen nga njerëzit e humbur. Vallë, a nuk e sheh ti, që ata bredhin në çdo luginë (të fjalës së kotë), duke folur atë që kurrë s’e bëjnë? Përveç atyre që besojnë, bëjnë vepra të mira, e përmendin shumë Allahun dhe mbrohen, vetëm pasi u është bërë padrejtësi. Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).”1

E pyes pyetësin: A e ke lexuar të tërë “tefsirin e Kuranit të Ibn Kethirit”? A e ke lexuar tërë “Sahi el-Bukharin“? A e ke lexuar tërë “Sahi Muslimin”? A e keni lexuar tërë “Musnedin” e Ahmedit”? A e keni lexuar tërë “Sunnenin” e Ebu Davudit? A e keni lexuar tërë “el-Xhami” të Tirmidhiut? A e keni lexuar tërë “Sunenin” e Nesait para se të lexosh librat e Sejid Kutubit?

Disa njerëz janë bërë tekfirca pasi të kenë filluar të lexojnë në librat e Sejid Kutubit, sepse ai shpesh e përmend fjalën “Tagut”. Edhe unë e përdori fjalën “Tagut”, por zakonisht unë nuk kam për qëllim se ky Tagut është kafir. Si rezultat i kësaj, unë nuk këshilloj të lexohen librat e Sejid Kutubit, librat e Muhammed el-Gazalit, librat e Muhammed Kutubit apo librat Zejneb el-Gazalit.

O vëllezër! Lexoni librat e Sunnetit, sikurse librin e Ibn Khuzejmes “Kitabut-Teuhid”, librin “es-Sunneh” të Ibn Ebi Asimit, librin e el-Axhurit “esh-Sheriah”2 dhe librin e el-Lalekait “Sherh Usul I’tikad Ehl-is-Sunneh uel Xhema’ah”. Lexoni librat e Sunnetit, si librin “es-Sunneh” nga Muhammed bin Nasr el-Meruazi, librin “el-Iman” të el-Kasim bin Sel-lam dhe librat e dijetarëve të tjerë të hershëm. Allahu e ka ruajtur fenë e Tij:

إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ

 “Vërtet Ne, jemi që e kemi zbritur Përkujtimin (Kur’anin) dhe padyshim që Ne do të jemi Gjithëruajtës të tij.”3

Unë nuk bëjë tekfir mbi Sejid Kutubin. Megjithatë, unë po them se nuk duhet bazuar në librat e tij.

Allahu e shpërbleftë vëllait tonë Rabi bin Hadin (hafidhehullah) me shumë të mira. Ai ka këshilluar dhe e bëri të qartë devijimin dhe gabimet që gjenden në librat e Sejid Kutubit.


1 26:224-227

2 https://www.perlatmuslimane.com/category/libra/esh-shariah/

3 15:9

Shpërndaje: