Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A konsiderohet mahrem për mua vëllai nga gjiri?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi:http://www.binbaz.org.sa/mat/19866

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësja: ”Unë kam një djalë të tezes i cili është ushqyer nga gjiri i nënës sime më shumë se një herë. Që nënkupton se ai ka pirë nga gjiri i nënës sime më shumë se pesë të thithura dhe këtë gjë e dëshmon nëna ime. A konsiderohet ky djalë i tezes të jetë mahrem për mua dhe motrat e mia, duke pasur parasysh se unë jam më e madhe se ai ndërsa ai është ushqyer nga nëna ime në të njëjtën kohë me vëllanë tim më të vogël dhe vëllezërit e mi më ndalojnë ta shoh atë kur ai vjen tek ne për vizitë. A kam gjynah për këtë gjë, ngase unë jam munduar t’i bind vëllezërit e mi se ai është vëllai im (prej gjirit), mirëpo ata nuk janë bindur asnjëherë?”

Përgjigje: ”Nëse ai ka thithur pesë të thithura ose më shumë, ai është vëllai juaj dhe i motrave tuaja, edhe pse ti je më e madhe. Ai është vëllai i të gjithë fëmijëve të nënës suaj pa e marrë parasysh se a jeni më të mëdhenj apo më të vegjël se ai. Pra, nëse thithja ka qenë pesë herë të sakta, duke i arritur qumështi në kanalet e ushqimit pa ia hequr gjirin (por ai e lëshon vetë), e kjo ndodhë gjatë periudhës dy vjeçare të fëmijës, atëherë nuk ka asnjë të keqe të flasësh, të rrishë etj. sepse ai është vëllai juaj dhe të gjithë motrave tuaja.”

Shpërndaje: