Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (78 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Në lidhje me marrëveshje paqeje me jobesimtarët, disa thonë se ajo është kufër i përgjithshëm. Të tjerë thonë se kjo nuk është …”
Përgjigje: ”Në lidhje me këto çështje, njeriu duhet të flasë vetëm me dituri.
Ju e dini se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka bërë marrëveshje paqeje me Kurejshitët dhjetë vjet. Kjo marrëveshje paqeje ishte në fuçi derisa ata e thyen, dhe si rezultat i kësaj ai salAllahu alejhi ue selem i sulmoi ata dhe e çliroi Mekën.
Dijetarët thonë se është e lejueshme që të kemi paqe me jobesimtarët, nëse nuk jemi në gjendje për t’i luftuar. Disa thonë se kjo mund të zgjatë vetëm dhjetë vite, e disa të tjerë thonë se nuk ka ndonjë limit për këtë.
E, kur myslimanët të forcohen, atëherë ata i luftojnë kufarët. Ata ose duhet të konvertohen në islam ose të paguajnë xhizjen.
Kur është fjala për këto çështje, është e detyrueshme për të folur me dituri e jo nën ndikimin e emocioneve. Për më tepër, ne të gjithë i urrejmë kufarët. Ne dëshirojmë që fjala e Allahut të mbizotërojë në çdo vend. Megjithatë, nuk është e lejuar që të flasim nën ndikimin e emocioneve të cilat janë të bazuara në injorancë.
Allahu Te’ala ka thënë:
قل إنما حرم ربي الفواحش ما ظهر منها وما بطن والإثم والبغي بغير الحق وأن تشركوا بالله ما لم ينزل به سلطانا وأن تقولوا على الله ما لا تعلمون
”Thuaj: “Zoti im i ndaloi veprimet të këqija e të turpshme (mëkatet e mëdha), që kryhen hapur ose fshehur, ndaloi mëkatet (e tjera të çdo lloji), shtypjen e tjetrit pa të drejtë, t’i mvishet Allahut shok, për të cilën gjë nuk ka kurrfarë argumenti, si dhe ndaloi të thoni për Allahun gjëra që ju nuk i dini se a janë të vërteta.” 7:33
Lexon fjalët e dijetarëve të mëhershëm, kur ata flasin për marrëveshjet e paqes në kapitujt e Xhihadit dhe se si ata e shpjegojnë dhe sqarojnë çështjen në detaje.
Sa për personin i cili thotë se është kufër që të bëhet paqe me jobesimtarët, kjo është gabim. Po, nëse një person refuzon se Xhihadi është obligim pasi ne ja kemi mësuar atij realitetin me argumente se Xhihadi është obligim, atëherë është e mundur që të themi se ai është kafir.”