Imam Muhammed bin Ibrahim Al esh-Shejkh
Burimi: “Fataua ue Rasail Shejkh Muhammed bin Ibrahim” 1/133
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A konsiderohet shirk qëndrimi ulur pranë një varri duke medituar?”
Përgjigje: “Veprimi i tillë është një formë e adhurimit. Dhe në qoftë se ju mendoni se, kjo është diçka me vlerë apo mendoni se është vepër e mirë, atëherë çështja bëhet edhe më e rëndë. Padyshim se, nuk themi se është sikurse ta adhurosh të vdekurin, por nuk duhet harruar se kjo është prej rrugëve që të shpie drejt kësaj, gjë e cila është shirk. E njëjta gjë vlen edhe për të kërkuar bereqet nga varri duke e prekur atë. Kjo është një formë e shirkut të fshehtë dhe është një formë e adhurimit që shpie në kufër.”