“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A konsiderohet udhëtar ai i cili para udhëtimit u jep mes’h çorapeve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu’ Fetaua ue rasail Shejkh Ibn Uthejmin (4/175)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse një person ka filluar t’i japë mes´h çorapeve të tij kur ishte në shtëpi dhe më pas udhëtoi, a duhet të vazhdojë t’i japë mes´h çorapeve aq sa i lejohet udhëtarit, apo si duhet vepruar në këtë rast?”

Përgjigje: “Nëse ai filloi t’u japë mes´h çorapeve kur ishte në shtëpi dhe më pas udhëtoi, ai duhet të vazhdojë t’u japë mes´h çorapeve aq sa i lejohet udhëtarit t’u japë mes´h çorapeve, sipas mendimit më të saktë. Disa prej dijetarëve kanë përmendur se ai duhet t’u japë mes´h aq kohë sa personi i cili është në shtëpi, por mendimi më i saktë është ai që e theksuam më lartë.

Arsyeja për këtë është se ka kohë të mes´hut ende për të dhe pastaj ai është nisur për në udhëtim, kështu që ai numërohet si një udhëtar, të cilit i lejohet t’u japë mes´h çorapeve tre ditë.

Është përmendur nga Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) se ai këtë mendim e konsideronte të jetë më i sakti, pasi ai fillimisht ishte i mendimit se duhet të vazhdojë t’u japë mes´h ashtu sikurse ishte në shtëpi e jo si udhëtar, mirëpo më pas ai e ndryshoi mendimin.”

Shpërndaje: