Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet agjërimi nafile para kompensimit të agjërimit të obligueshëm?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Tuhfetul-Ikhuan, fq. 173

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet të agjërojmë agjërim vullnetar (nafile), si p.sh. gjashtë ditët e Sheualit, dhjetë ditët e Dhul-Hixhes dhe ditën e Ashures në qoftë se nuk i kemi kompensuar ditët e humbura të Ramazanit?

Përgjigje: Është i obligueshëm kompensimi i ditëve të humbura të Ramazanit para se të fillohet me agjërimin nafile sepse një obligim është më i rëndësishëm se një rekomandim duke u bazuar në mendimin më të saktë të dijetarëve.

Shpërndaje: