Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fataua Arkan-ul-Islam fq. 507. Pyetja nr 505
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Nëse fëmija e bën umren për babain e tij, a i lejohet atij që të bëjë dua për veten e tij?
Përgjigje: Në këtë umre i lejohet atij që të bëj dua për veten, për babanë e tij dhe për kënd të dojë nga muslimanët sepse qëllimi është që ai të veprojë ritet e umres për atë person për të cilin po e kryen umren.
Ndërsa sa i përket çështjes së duasë, ajo nuk është shtyllë dhe as kusht i umres, kështu që është i lejohet atij të bëjë dua për veten e tij dhe për atë për të cilin po e bën umren dhe për të gjithë muslimanët.