“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet dhurimi i gjakut gjatë agjërimit? – Uthejmin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Bab el-Lika el-Maftuh (5 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet agjëruesit të japë gjak në spital apo në vende të tjera?

Përgjigje: Varet nëse është sasi e vogël sikurse analizat e gjakut kjo është e padëmshme dhe nuk ka rrezik në këtë.

Nëse bëhet fjalë për një sasi të madhe dhe ndikon sikurse bërja e hixhames atëherë nuk lejohet nëse agjërimi është i detyrueshëm sepse kjo e prish agjërimin. Dhe nëse agjërimi nuk është i detyrueshëm kjo është e padëmshme sepse lejohet të ndërpritet agjërimi vullnetar.

Shpërndaje: