Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Nur al ed-Darb 1/240
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Unë falem në një vend ku ka fotografi. P.sh. ka foto të shokut tim apo të dikujt tjetër të varura në mur dhe disa vëllezër më thanë se namazi im është i pavlefshëm për shkak se këto imazhe ishin para meje, kur unë kam falur namazin tim, kështu që si të veproj me të gjitha namazet që kam falur?
Përgjigje: ”Namazi është i saktë dhe kushdo që thotë se namazi është i pavlefshëm e ka gabim sepse namazi është i saktë. Por është e urryer falja në dhoma të tilla nëse ke mundësi për tu falur dikë tjetër, por në përgjithësi namazi juaj është i saktë sepse qëllimi juaj nuk ishte që t’i adhurosh këto imazhe, por ti e fale namazin për Allahun, kështu që namazi juaj është i saktë. Por nuk është e lejuar të varen fotografit në mure, e as në zyre, por është obligim që të largohen ato. Kështu që këshilloje vëllain tënd që t’i heq këto foto dhe t’i largon ato nga shtëpia duke u bazuar në fjalët e profetit ﷺ:
”Engjujt nuk hyjnë në shtëpinë ku ka fotografi ose qen.”
Dhe ai ﷺ i tha Aliut (radija Allahu anhu):
”Shkatërroje çdo imazh që e sheh dhe rrafshiti të gjitha varret e ngritura.”
Kështu i ka thënë profeti ynë ﷺ Aliut (radija Allahu anhu):
”Shkatërroje çdo imazh që e sheh dhe rrafshiti të gjitha varret e ngritura.”
Dhe kur ai e pa një perde me foto tek Aishah (radija Allahu anha, ai ﷺ u zemërua dhe e grisi atë.
Pastaj ai tha:
”Në të vërtetë këta që bënë këto imazhe do të dënohen në ditën e gjykimit dhe do t’u thuhet atyre:
”Jepni jetë asaj që keni krijuar.”
Pra, këshilloje vëllaun tënd derisa ai t’i largon ato imazhe, ndërsa namazi është i saktë, por kjo është e urryer që të falesh aty ku ka imazhe përveçse nëse obligohesh, por nëse ai nuk mund të falet diku tjetër, atëherë është e lejuar.