Imam Ibn Kudameh el-Makdisi
Burimi: el-Mugni (2/584-585)
Dar Alam-il-Kutub, 1419/1999
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nëse Imami fillon të lexojë duan e Kunutit, a duhet ata që falen pas tij të thonë ”Amin”?
El-Kadi: Ne nuk dime që ka ndonjë kundërshtim në ldhje me këtë çështje.
”Është e lejuar për besimtarët që të falen së bashku me Imamin.”
I thanë Ahmedit: ”A të bëjë dua vet në qoftë se unë nuk e dëgjojnë Kunutin e imamit?”
Ai u përgjigj: ”Po. Dhe ai duhet ti ngrisë duart në Kunut. ”
El-Ethram ka thënë: ”Ebu Abdil-lah (Ahmed bin Hanbel) e kishte zakon t’i ngriste duart në Kunut deri në gjoks.”
Ai e argumentonte këtë se Ibn Mesudi e kishte zakon t’i nrgiste duart në Kunut dhe i ngriste tek gjoksi. E njëjta gjë është transmetuar nga Umeri dhe Ibn Abbasi, dhe ky është gjithashtu edhe mendimi i Is-hakut dhe mendimi i methebit Hanefi. Ndërsa konsiderohet mekruh nga Maliku, el-Euzai dhe Jezid bin Ebi Merjem.
Ndërsa ne (hanbelitë) [1], pasojmë fjalën e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem):
”Nëse do t’i lutesh Allahut, duhet ti lutesh Atij me shuplakat e duarve tuaja dhe jo me shpinën e tyre. Dhe kur të mbarosh duhet ta fshishë fytyrën tënde me to.”[2] Transmeton Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh.
Në mënyrë të ngjashme, kjo veprohej nga sahabet e përmendur. A duhet ta fshijmë fytyrën pas mbarimit të leximit të Kunutit?
Ka dy transmetime [nga Imam Ahmedi] në këtë çështje.
E para: Nuk duhet vepruar këtë. Është transmetuar se Imam Ahmedi u pyet në lidhje me këtë.
Ai u përgjigj: ”Unë nuk kam dëgjuar asgjë në lidhje me këtë.” [3]
Kjo për shkak se akti në vetvete është një lutje gjatë kryerjes së namazit, dhe kështu nuk është e rekomanduar që të fshihet fytyra ashtu si nuk bëhet pas namazeve tjera.
E dyta: Është e rekomanduar duke u bazuar në trasmetimin e lartëpërmendur.
[1] Imam Ibn Uthejmin(rahimehullah) ka thënë: ”Mendimi i drejtë është se duhet të ngrihen duart.
Është transmetuar autentikish se Umer bin el-Hatab (radija Allahu anh) vepronte kështu – dhe Umer bin el-Hatabi është një prej halifëve të drejtë të Sunnetit, e i cili duhet pasuar duke u bazuar në urdhërin e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem. Kështu që duhet të ngrihen duart gjatë Kunutit. ”(Esh-Sherh el-Mumti’ala Zad-il-Mustakni ‘(4/24-25)
[2] Imam el-Albani (rahimehullah) ka thënë: ”Hadithi është i dobët.” (Dhaif el-Xhami es-Sagir, faqe. 70)
[3] Masa’il al-Imam Ahmed, faqe 71, nga Imam Ebu Davud es-Sixhistani i cili ka dhënë gjithashtu: E kam dëgjuar Imam Ahmedin të thotë gjithashtu: ” Unë nuk kam dëgjuar për këtë ”.