“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet përdorimi i ujit të Zemzemit për përgatitjen e ushqimit dhe marrjen gusël?

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh

Burimi: http://www.mufti.af.org.sa/sites/default/files/14321120_18.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejueshme që të përdorim ujin e Zemzemit për gatim apo për t’u pastruar nga xhunubllëku?”

Përgjigje: “Uji i Zemzemit është ujë i ndershëm dhe me vlerë të veçantë, i cili mund të përdoret për tu pirë apo për të marrë abdes. Ndërsa, kur është fjala për tu pastruar me të nga papastërtia e madhe (xhunubllëku) dhe të ngjashme me këtë, atëherë themi se kjo nuk është e përshtatshme. Ky është ujë me vlerë madhështorë dhe le të përdoret për tu pirë. Ndërsa, përdorimi i tij në fusha tjera, është më parësore dhe më e lavdërueshme që të shmanget përdorimi i tij.”

Shpërndaje: