Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsiletul-Huda uen-Nur (689)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet që babai ta ndajë vajzën e tij nga burri i saj nëse ai dëshiron të martohet me një grua të dytë apo të tretë, duke pas parasysh se i dërguari ﷺ u zemërua kur Aliu (radijAllahu anhu) dëshiroi të martohej edhe me një grua tjetër? A është këtu argument veprimi i profetit ﷺ?
Përgjigje: Kjo nuk është e lejuar. Kjo s’ka të bëjë asgjë me hadithin të cilin ju e keni për qëllim, ngase asnjë baba nuk është si i dërguari ﷺ dhe asnjë vajzë nuk është sikurse Fatimja (radijAllahu anha).
Pyetje: A është kjo e veçantë për të dërguarin salAllahu alejhi ue selem?
Përgjigje: Sigurisht që po. Nuk i lejohet babait ta ndajë vajzën nga burri, edhe nëse ajo gjë nuk i pëlqen atij.