Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Nur alad-Darb (1 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një natë, kur kam pasur marrëdhënie me gruan time, shejtani mori kontrollin mbi mua dhe më shtyu mua që të fusë organin tim midis sisave të saj kështu që unë ejukalova aty. Unë ndjehem i pakëndshëm dhe pyes veten se si bëhet kefaret (shpagim) për këtë?
Përgjigje: Një person duhet të përdor çdo gjë në mënyrë të drejtë. Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:
نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُواْ حَرْثَكُمْ أَنَّى شِئْتُمْ
”Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi.” 1
Fusha është vendmbjellje që në lidhje me gruan është vagina dhe mitra. Ky është vendi ku burri duhet të penetroj. Nëse ai do të shkojë në ndonjë vend tjetër përveç anusit, kjo është me sa duket e lejuar në bazë të fjalëve të Allahut (te ala):
وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ إِلَّا عَلَى أَزْوَاجِهِمْ أوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ
”Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar.” 2
Bazuar në këtë me sa duket është e lejuar për t’u dëfruar me gruan në çdo mënyrë përveç në anus. Nuk është e lejuar për burrin që të ketë seks anal me gruan e tij.
Pyetje: Me fjalë të tjera ai nuk është i detyruar me asgjë?
Përgjigje: Kjo është ajo që kuptohet nga fjalët e Allahut (te ala):
إِلَّا عَلَى أَزْوَاجِهِمْ
”… me përjashtim ndaj grave të veta …”
a1 2:223
2 23:5-6