“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet që femra të bëj itikaf, apo të qëndroj në xhami?

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet për femrën që nuk është e martuar që të shkojë në xhami për të bërë iftar, e më pas të qëndrojë në xhami deri sa të falet namazi i teravive? Dhe a lejohet që ajo të bëj itikaf në xhami dhjetë ditët e fundit të Ramazanit?

Përgjigje: Në parim, namazi i gruas në shtëpinë e saj është më i mirë. Mirëpo, shkuarja e saj në xhami duke qenë e sigurt ndaj fitneve, kjo është e lejuar. Thotë i dërguari i Allahut ﷺ:

“Nëse gruaja e ndonjërit prej jush kërkon leje që të shkojë në xhami, të mos e ndalojë atë.”

Gjithashtu, Aishah (radijAllahu anha) thotë:

“E falte profeti namazin e sabahut, (në xhami) prezantonin edhe gra besimtare të mbështjella me mbulesat e tyre, e nuk njiheshin nga errësira e agimit të hershëm.”

Prandaj, themi se ajo mund të falet në xhami, të qëndroj në xhami e të bëj itikaf por me kusht që të jetë e sigurt prej fitneve, e të mos ketë përzierje me meshkujt. Dhe të jetë në një lagje ku ajo është e sigurt për veten e saj.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram