Imam Muhammed bin Ibrahim Al esh-Shejkh
Burimi: Fataua ua rasa’il Shejkh Muhammed bin Ibrahim (4/214-215)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A lejohet që gratë të sjellin fëmijët e tyre në xhami?”
Përgjigje : ”Nuk ka problem që gratë të sjellin fëmijët e tyre në xhami. Sunneti tregon se gratë e kishin zakon të shkonin në xhami dhe kishin fëmijët e tyre me vete gjatë kohës së Profetit (sal Allahu alejhi ue selem). Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Kur fillova të falem dëshirova ta zgjas namazin, por pastaj dëgjova se si një fëmijë qante dhe unë e shkurtova namazin që të mos i´a rëndoja gjendjen nënës së fëmijut.”
Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) barte Umamen në shpinën e tij njëkohësisht kur ai ishte imam në namaz të detyrueshëm.”
Por gratë duhet të jenë të kujdesshme që xhamia të mos ndytet nga fëmijët dhe t’i vënë fëmijët në xhumë kur ata kanë nevojë.